Kalaja e Rozafës sot në një gjëndje të mjerueshme, ja çfarë i kanë bërë shkodranët (FOTOT)

0

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, dënon një akt të paprecedentë që ka ndodhur në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës sistemin e ndriçimit të Kalasë së Rozafës.

“Përtej dëmit ekonomik, ky është një cënim i rëndë i imazhit të siteve tona, trashëgimisë tonë kulturore në sytë e vizitorëve dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për rikthimin në normalitet të sezonit turistik, goditur rëndë nga pandemia globale”, thuhet në reagimin e DRTK Shkodër.

Reagimi i plotë:

DRTK SHKODËR dënon me forcë çdo akt dhe dëmtim të Trashëgimisë Kulturore dhe pronës publike.

Për fat të keq pre e dëmtimit dhe vjedhjes, ka rënë këto ditë edhe rrjeti i ndriçimit të jashtëm në Kalanë Rozafa. Përtej dëmit ekonomik, ky është një cënim i rëndë i imazhit të siteve tona, trashëgimisë tonë kulturore në sytë e vizitorëve dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për rikthimin në normalitet të sezonit turistik, goditur rëndë nga pandemia globale.

DRTK Shkodër i është drejtuar organeve të Policisë Qarkut Shkodër për vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo individi që cënon apo dëmton simbolin e qytetit tonë, Kalanë Rozafa. Ky reagim le të shërbej si një thirrje dhe sensibilizim publik për të gjithë bashkqytetarët, për ruajtjen, sinjalizimin, e çdo tentative për dëmtim.

TRASHËGIMIA KULTURORE ËSHTË PRONË E TË GJITHËVE!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu