Të kujdesemi për Tokën, për të ardhmen tonë :Thirrje për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm

0
Screenshot

 

Nga Fatmir Popja

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Isak Alla” të fshatit Zgosht në Njësinë Administrative Lunik, organizuan një aksion simbolik, por domethënës, për pastrimin e një segmenti prej rreth 2 kilometrash përgjatë rrugës kombëtare Librazhd–Bulqizë.
Gjatë këtij aktiviteti u mblodhën sasi të konsiderueshme mbeturinash , si shishe plastike, qese plastike dhe mbetje të tjera që ndotin natyrën dhe dëmtojnë biodiversitetin e zonës. Ky veprim i thjeshtë por me ndikim të madh në mjedis është një shembull frymëzues se si ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i komunitetit me institucionet mund të japë rezultate konkrete në mbrojtjen e mjedisit.Pjesëmarrësit në këtë nismë dhanë një mesazh të qartë: Toka është shtëpia jonë e përbashkët dhe e meriton të trajtohet me kujdes dhe respekt. Ata bënë thirrje që çdo qytetar të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbajtur mjedisin të pastër dhe të sigurt për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.Sa më të kujdesshëm të jemi në përdorimin dhe hedhjen e mbetjeve aq më dinjitozë tregojmë veten tonë si shoqëri. Fatmir Brazhda ,Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan u shoreh se ruajtja e pastërtisë së mjedisit nuk është thjesht një akt individual, por një përgjegjësi kolektive që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë .Ai vlerësoi pjesmarrjen në këtë aktivitet të nxënësve të shkollës “Isak Alla” për të cilët “Dita e Tokës” është një kujtesë e fortë se ndryshimi nis nga vetja. Një tokë më e pastër është një e ardhme më e mirë për të gjithë.”Dita e Tokës” synon të ndërtojë lëvizjen më të madhe mjedisore në botë për të nxitur ndryshime transformuese për njerëzit dhe planetin.Kjo Ditë gjithashtu njeh një përgjegjësi kolektive, siç kërkohet në Deklaratën e Rio 1992, për të promovuar harmoninë me natyrën dhe Tokën, për të arritur një ekuilibër midis nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të njerëzimit.Kjo ditë ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në të gjithë botën për sfidat në lidhje me mirëqenien e planetit dhe të gjithë jetën që ajo mbështet.