“Të q*** korrupsionin. Me shumë mundësi të kanë paguar”, ylli Anglisë pezullohet nga UEFA për deklaratat kundër gjyqtarit

0

Deklan Rajs, kapiteni i skuadrës së Uest Hem dhe një nga yjet e përfaqësues së Anglisë, është pezulluar nga UEFA për deklaratat e rënda që lëshoi në adresë të gjyqtarit Zhil Manzano në fund të gjysmëfinales së Ligës së Europës ku skuadra e tij u eliminua nga Eintraht Frankfurt.

Rajs akuzoi gjyqtarin për korrupsion në një shpërthim që u regjistrua nga kamerat dhe pushtoi internetin.

Rajs ishte i inatosur pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të skuadrës së Uest Hem ndaj Eintraht Frankfurt dhe e shprehu të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj Hesus Zhil Manzano, gjyqtarit të ndeshjes.

“Gjyqtar, gjyqtar! Ishe kaq dobët! Gjithë natën ishte kaq dobët! Si mund të jesh kaq keq? Sinqerisht, me shumë mundësi ty të kanë paguar. Të q*** korrupsionin”, ishin fjalët e futbollistit të Uest Hem në tunelin e dhomave të zhveshjeve pas sfidës që skuadra e tij humbi me shifrat 1-0.

UEFA ka vendosur që të pezullojë me dy ndeshje mesfushorin anglez, i cili kështu do të humbasë dy ndeshjet e para të skuadrës së tij në Ligën e Konferencës ky ajo nis rrugëtimin në fazën play-off të turneut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu