Të qëndrojë në PSG apo të transferohet në Real Madrid/ I ndodhur në udhëkryq, Mbappe kërcënohet me jetë: Je i vdekur!

0

E ardhmja e Kilian Mbappe mbetet një pikë kryesore bisede në Paris dhe tifozët e futbollit po debatojnë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm, pasi ai ose kërkon të transferohet në Real Madrid ose të qëndrojë me Paris Saint-Germain .

Kylian Mbappe 1

Megjithatë, një person ka kaluar kufirin duke lënë një kërcënim me vdekje në muralin e lojtarit në Bondy, periferia e Parisit ku ai u rrit.

” Mbappe , ti je i vdekur”, ishte mesazhi i shkruar në veprën e artit, sipas Le Parisien.

Murali u krijua në partneritet me Nike kur Mbappe mbushi 21 vjeç, por tani është dëmtuar pjesërisht nga ky koment. Fyerje të tjera ishin parë më parë në murale, të drejtuara, për shembull, ndaj politikanëve vendas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu