Të shtëna me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën 2 persona

0

Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Eskelkamp, Nordrhein-Westfalen, në Gjermaninë perëndimore. Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy persona.

Bëhet fjalë për një grua dhe një burrë. Burime policore, thanë se autori fillimisht qëlloi dhe vrau një person pranë një pallati, ndërsa tjetrin në një rrugë aty pranë, duke shtuar se ngjarja nuk ka të bëj me terrorizëm.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Burimi: www.protothema.gr|joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu