Të shtëna me armë zjarri në Gjermani, raportohet për një të plagosur

0

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte në Hamburg në Gjermani.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por Forcat e Komandos Speciale të Policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe një helikopter iu bashkua policisë për të mbikëqyrur vendin.

Zëdhënësja e policisë njoftoi se sulmuesi është larguar nga vendngjarja, ndërsa janë në ndjekje të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu