(Foto+Emri) Goditi të renë papritur me dorezë hekuri, kush është 32-vjeçari që ka frikësuar vajzat në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga një e re në Tiranë, e cila pretendon se është goditur me dorezë hekuri duke ecur në Rrugën e Kavajës, kur sapo kishte dalë nga puna.

Denoncimi u bë nga e reja në redaksinë e JOQ, ku ajo tregoi se si një djalë i panjohur ishte sulur drejt saj dhe e kishte goditur me një send të fortë.

“Pershendetje, ne oren 00:27 19.08.2021 me ka goditur nje djal ne qender tek mon chéri. Djali me ka goditur aq fort (sipas doktorit, me doreze) sa me duhet te qepja buzen dhe brenda dhe jashte. Nuk e pash djalin kur po vinte sepse isha ne cel dhe me ka goditur e ka ikur direkt as nuk foli as nuk beri reagim tjeter pervec grushtit. E theksoj qe nuk kam probleme me njeri sa kisha mbaruar punen dhe po shkoja ne shtepi. Me kan then qe ky rast eshte perseritur dhe her tjeter por vetem me goca. Po ju dergoj videot dhe kush ka mundesi ta indetifikoj qe ta gjejm bashk dhe mos te kemi frik te ecim vetem ne rruget e Tiranes. Faleminderit dhe e vlersoj nese mundoheni ta gjejm dhe jo te paragjykoni rastin”, shkruante vajza.

Mirëpo, menjëherë pas denoncimit, eshte publikuar dhe emri i personit të akuzuar për sulmin në fjalë. Mësohet se i riu që ka goditur vajzën quhet Denis, është rreth 32-vjeç dhe jeton në Myslym Shyri. Qytetarët kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që ky djalë ka dhunuar një vajzë, pasi është rast i përsëritur dhe djali është i frustruar seksualisht.

Pas denoncimit, vajza e cila u dhunua nga djali në fjalë ka treguar se edhe policia e ka identifikuar djalin, duke shtuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se tani çështja do të shkojë në gjykatë.

 

Burimi: JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu