Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Apelit

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës, pranë Gjykatës së Apelit në rrugën Transballkanike.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave është plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje kanë zbritur forca të shumta policie, të cilët kanë mundur të shoqërojnë një person dhe të rrethojnë zonën për mbledhjen e provave. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë nga ana e grupit hetimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu