Tek atentati i Milotit…ishin 4/ Në 3 minuta, vrasësit me pagesë sulmuan Brahimin dhe Preçin, dikush i largoi

0

Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm e dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër duke u zhdukur në errësirën e natës.

4 ishin personat që qëlluan për të vrarë Klisman Preçin dhe Ylli Brahimin, por ku i fundit u shpëtoi plumbave blindshpues që shpuan edhe makinën e blinduar. News24 mëson se hetuesit kanë arritur në përfundimin se në atentat kanë marrë pjesë 4 vrasës me pagesë. Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm e dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër duke u zhdukur në errësirën e natës.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futën brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi, i cili u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Ai prej pak kohësh ishte punësuar si shofer nga Brahimi, ndaj dhe kujdesej për të në çdo moment. Kjo shpjegon edhe pse zbriti i pari nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Në qendër të Milotit aty ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie, madje nuk punonte edhe kamera që 48-vjeçari kishte vendosur në hyrje të pallatit të tij për të vëzhguar. Por grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera të tjera në akset e qytetit dhe në autostradë që tregojnë automjetin e vrasësve duke u larguar.

Ndërkohë që Policia, 4 ditë pas ekzekutimit të Klisman Preçit dhe plagosjes së Ylli Brahimit ka nisur dhe një aksion për të kapur atentatorët e tyre, por edhe ata që qëlluan në masakrën e Fushë Krujës. Pasditen e sotme, Policia e Shtetit ka zbarkuar në fshatin Nikël të Krujës. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Po ashtu, as Policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e sotëm. Grupi hetimor beson se dëshmitë e tyre mund të jenë të vlefshme për hetimin e dy atentateve të fundit, të cilat lanë pas 4 të vdekur dhe 1 të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu