Teknologjia mjekësore avancon me ritme të shpejta, ja kur do të jetë gati vaksina kundër Covid në formë pilule

0

Oravax mund të jetë vaksina e radhës kundër Covid-19. Buisnessinsider shkruan se vaksina e Oravax pritet që të fillojë provat e para klinike këtë vit. Kjo vaksinë pritet që të jetë në formë pilule dhe se do të nisin provat klinike të njerëzit në muajin qershor.

Në këtë fazë të vaksinës nuk dihet nëse do të ketë sukses, por nëse po kjo mund të miratohet për përdorim vetëm vitin e ardhshëm. Vaksinat orale janë një opsion që vlerësohet për vaksinat “e gjeneratës së dytë“, të cilat janë krijuar për të qenë më të shkallëzueshme, më të lehta për t’u administruar dhe më të thjeshta për t’u shpërndarë.

Oravax është ndërmarrje e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech.

“Një vaksinë orale mund t’i mundësojë njerëzve që të marrin vaksinën vetë në shtëpi. Vaksina mund të transportohet në një frigorifer normal dhe të ruhet në temperaturën e dhomës, duke e bërë më të lehtë logjistikisht ta marrësh atë kudo në botë”, tha Kreu i Kompanisë, Nadav Kidron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu