Vjosa Osmani jep njoftimin për dy shqiptarët e bllokuar në Afganistan: Janë evakuuar në mënyrë të sigurtë

0

Presidentja Vjosa Osmani njofton se dy shtetas të Kosovës, që gjendeshin në Kabul, janë evakuuar nga atje dhe së shpejti do të arrijnë në Prishtinë.

“Për një kohë, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”, shkruan Osmani në Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha se po vazhdon kontaktin e drejtpërdrejt edhe me dy shtetas të Kosovës “në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre”. Gjithashtu, Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë afganë, që kanë bashkëpunuar me SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu