Temperatura 32 gradë në Elbasan, parashikimi i motit për sot

0

Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi 30 gradë C. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por rriten sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu