Tensionet Turqi-Greqi/ “Me gishtin në këmbëz”, 6 anije luftarake greke bllokadë anijes turke

0

Raportet midis Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë të acaruara , duke bërë që tashmë Athina dhe Ankaraja të shkëmbejnë mesazhe publike.
Sot të paktën pesë anije luftarake greke janë të vendosura në radhë duke krijuar një mur në 6 milje detare nga Kastelorizo, në kufirin e zonës bregdetare greke, shkruajnë mediat greke.
Anija luftarake turke Oruç Reis është e shoqëruar nga 5 anije të tjera
Dhe nuk është e lehtë të shihet nëse anija kërkimore turke ka vendosur vërtet kabllot pesë kilometra të gjata që Ankaraja pretendon se ishin zhytur në det si pjesë e një studimi sizmik dy-dimensional.
Të martën, më 20 tetor, rreth orës 10 të mëngjesit, për herë të dytë në 48 orë, Oruç Reis theu kufirin e 12 miljeve detare të zonës bregdetare greke dhe arriti një distancë prej 9 miljesh detare nga Kastellorizo.
Në një distancë prej 6 miljesh detare nga arkipelagu i Megisti, pesë anije luftarake greke ishin rreshtuar, duke dërguar mesazhin se vija e kuqe e Athinës është zona bregdetare aktuale greke prej 6 miljesh detare. Forcat e Armatosura Greke janë në veprim, në gatishmëri të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu