Tentoi të digjte fletët e votimit, jepet masa për fierakun

0

 

Diten e sotme eshte dhene masa Arrest me burg per Mikel Postolli 37 vjecarin i cili pasditen e 25 prillit tentoj te digjte kutite e votimi ne fshatin Agim ne Libofsh. Ngjarja ndodhi rreth ores 19 :10 kur po behej transporti i kutive te votimit nga fshati drejt qytetit Fier per ne kzaz kryesore.

Prokuror: Shkelqim Cina gjyqtar Majla Alican

Bënte thirrje në afërsi të qëndrës së votimit në fshatin Agim për të djegur kutitë e votimit, kapet nga Policia dhe shoqërohet në Komisariat autori.
Sekuestrohen shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Mikel Postolli banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu