Tentoi të kalonte ilegalisht 4 emigrantë drejt Greqisë, arrestohet 38 vjeçari nga Bangladeshi

0

Një 38 vjeçar nga Bangladeshi ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastër pasi tentoi të ndihmonte 4 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë, kundrejt pagesës.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte për transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi.

Sapo ka vënë re shërbimet e policisë, ai është larguar por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu