Tentoi t’i vinte flakën komisariatit të Elbasanit, policia: Në pranga 32-vjeçari, spërkati me benzinë…

0

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu