Tentuan të arratiseshin, vihen në pranga dy të rinjtë shqiptarë në Perugia të akuzuar për vjedhje

0

Agjentët e Policisë së Shtetit të Perugias ndaluan një automjet të dyshimtë në të cilin ndodheshin dy persona. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy shtetas me origjinë shqiptare dhe me precedentë penal, identiteti i të cilëve ende nuk është zbuluar. Nga kontrollet u zbulua se ndaj gruas kishte një shkelje qëndrimi në zonën Shengen, të lëshuar më 31 janar nga prefekti i Perugias. Dy të rinjtë u shoqëruan mënjëherë për në komisariat.

Gjithashtu mësohet se të rinjtë kanë tentuar të arratisen por janë ndaluar nga forcat policore. Nuk kanë munguar as përplasjet me policinë ku një prej tyre ka tentuar të largohet në momentin që janë ndaluar, duke i shkaktuar edhe lëndime policit që kishte tentuar të pengonte arratisjen e saj.

Pas kontrollit iu gjetën disa bizhuteri ari dhe një shishe që përmbante lëndën e përdorur për njohjen e arit.

Brenda makinës u gjet edhe një mjet për vjedhje .Për këto arsye, të dy u arrestuan për kundërshtim dhe plagosje të një efektivi policie, e reja edhe për veprën penale të parashikuar nga neni 13 paragrafi 13 i Ligjit të Konsoliduar për Emigracionin. Me kërkesë të prokurorit, ata janë mbajtur në qelitë e sigurisë në pritje të gjykimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu