Tentuan t’i merrnin derrin e therur nga biçikleta,qytetari përplaset verbalisht me policinë

0

Krahas ngjarjes së ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku disa të rinj neutralizuan një person që u fut me makinë në shesh dhe rrezikoi jetën e qytetarëve ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër mes policisë bashkiake të dhe një qytetari.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, policia bashkiake ka tentuar t’i marrë qytetarit derrin e therur që e mbante të varur në biçikletën e tij.

Qytetari nuk i ka lejuar që t’i marrin derrin që mbante varur në biçikletë prandaj kjo çoi në një përplasje verbale mes tij dhe punonjësve të policisë.