Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkundje në Kroaci dhe Slloveni

0

Lëkundje të fuqishme tërmeti me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter pati mbrëmë në veri të Italisë.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat italiane.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dhe zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu