Italiani me 12 emigrantë të huaj në makinë shkakton aksident në Korçë dhe tenton t’i shmanget policisë

0

Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Korçës me automjetin e tij tip Xhip, në të cilin kishte 12 shtetas të huaj.

Si pasojë, ai ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Kjo ka bërë që shtetasi italian të përfundojë në prangat e policisë. Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, blutë po kryejnë veprimet hetimore për zbardhur aksidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu