I“forti i Maliqit” dënohet me burgim të përjetshëm/Vret greken me thikë për 50 € e një palë vathë

0

Gjykata e Korçës ka dhënë dënimin kapital për shtetasin Taulant (Roland) Luli, i konsideruar si i “forti i Maliqit”, i cili në muajin prill 2019, ka qenë i dyshuar dhe mbahej në vëzhgim nga agjentët e policisë si pjesë e grupit që grabiti 6 milion euro në aeroportin e Rinasit.

Luli  rezulton i dënuar me tri burgime të përjetshme nga Prokuroria e Larisës në Greqi të cilat janë njohur nga Gjykata e Korçës.

Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve, Besnik Shehu, Seladin Pysqyli dhe Sonjela Voskopi, të cilët kanë pranuar kërkesën e prokurorit Julian Kristo, për njohjen e vendimin penal të Gjykatës së Larisës, e cila dënonte Roland Lulin për akuzën e “Vrasjes” dhe “Grabitjes me armë”.

Në 22 mars 2013, Luli është arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi dhe më pas i ka shpëtuar ndjekjes së policisë helene duke hyrë në territorin shqiptar, për të krijuar më pas një bazë qëndrimi nga ku drejtonte dhe aktivitetin kriminal të kultivimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Greqi.

Në dosjen e prokurorisë së Larisës bëhet fjalë për 26 grabitje, ku kanë humbur jetën edhe tre shtetas grekë.

Sipas akuzës, Roland Luli dhe bashkëpunëtori i tij Altin Ndreka në bashkëpunim me shtetasen greke Aikaterini Kalfadopoulou, kanë grabitur dhe vrarë shtetasit grekë Astra Vasileiou, Evdokias, Anagnostopoulou dhe Aristeas Katergari.

Sipas dosjes greke kjo e fundit është lidhur dhe më pas therur me thikë, vetëm për faktin se dy grabitësit shqiptarë Roland Luli dhe Altin Ndreka, nuk kishin çfarë të vidhnin në banesën e saj në Volos, ku në këtë rast kanë vjedhur vetëm 50 euro dhe një palë vathë floriri.

Në pjesën më të madhe të rasteve banda e Lulit vepronte duke lidhur personat që ndodheshin vetë në banesë, ku në largim e sipër i mbyllnin dhe gojën me natriban, duke sjellë dhe vdekjen e ngadaltë të viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu