Një apel prekës për jetën po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Klarisën, vetëm 22 vjeçe, e cila po përballet me një betejë të rëndë për jetën, pasi ka nevojë urgjente për transplant mëlçie jashtë Shqipërisë.
E re në moshë, me ëndrra dhe plane për të ardhmen, Klarisa sot nuk kërkon luks apo mëshirë, por thjesht një shans për të jetuar. Gjendja e saj shëndetësore kërkon ndërhyrje të specializuar jashtë vendit, ndërsa transplanti është e vetmja shpresë për mbijetesë.
Kostoja e ndërhyrjes kap vlerën rreth 120 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen e saj. Për këtë arsye, familjarët dhe miqtë kanë nisur një thirrje publike për ndihmë dhe solidaritet, duke apeluar te çdo qytetar që mund të kontribuojë sadopak.
“Kur ndahemi në shumë zemra, edhe e pamundura bëhet e arritshme”, thuhet në mesazhin shoqërues të apelit, ku theksohet se edhe shpërndarja e rastit mund të jetë vendimtare për shpëtimin e jetës së saj.
Një link i posaçëm për donacione është vënë në dispozicion për të gjithë ata që ndodhen jashtë vendit dhe dëshirojnë të kontribuojnë. Organizatorët e apelit bëjnë thirrje që askush të mos kalojë pa e lexuar dhe pa e shpërndarë këtë histori, pasi çdo veprim mund të bëjë diferencën.
https://gofund.me/29508f30e





