Një tjetër vrasje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit duke e çuar në dy numrin e viktimave në pak orë.
Viktima është Florian Lamçe 40 vjeç. 40-vjeçari Lamçe është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut Etnografik.
Sipas burimeve policore gjithçka ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Tre persona në gjendje të dehur përkatësisht A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe Florian Lamçe , banues në Elbasan, janë qëlluar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe shishe.
Shtetasi Florian Lamçe, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.