Tmerri i grave, kapen 3 hajdutë xhepash

0

 

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona gjatë 24 orëve të fundit. Njëri prej tyre është kapur për shkak se efektivët e policisë i gjetën një automatic dhe municione në banesë, kurse 3 të tjerë si hajutë xhepash. Këta të fundit njihen në Tiranë për veprën penale të vjedhjes duke iu marrë qyetareve varëset nga qafa dhe portofolët nga çantat.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që u kapën në gjendje të dehur në timonin e makinës, kurse një tjetër u kap pa patentë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe sende të ndryshme që përdoren për të kryer vjedhjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operazive bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesës e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
N., 32 vjeç, L. N., 41 vjeç (vëllezër) dhe V. G., 37 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penale për veprën penale “Vjedhja”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin çantën e një shtetasi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera konkretisht :

Me datë 03.04.2021, kanë vjedhur telefonin e shtetases M. V; me datë 14.03.2021, i kanë vjedhur varesen shtetases A. A; me datë 01.03.2021, kanë vjedhur një shumë parash në mjetin e shtetasit O. G; me datë 21.02.2021, kanë vjedhur portofolat e shtetasve M. P dhe E. Xh; dhe me datë 21.02.2021, kanë vjedhur dy çanta dore në mjetin e shtetasit S. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Sh. L., 52 vjeç dhe B. S., 29 vjeç pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ;

Sh., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu