Tom Cruise i vjedhin makinën luksoze teksa po xhironte filmin e ri

0

BMW -ja e aktorit hollivudian, Tom Cruise u vodh ndërsa ai ishte duke xhiruar në Birmingham. Ylli i ekranit ndodhet në qytet duke xhiruar skena për serinë “Mission: Impossible”. X7 u mor nga Church Street, por u gjet pak kohë më vonë disa kilometra larg në Smethwick.

Makina mendohet se mbante disa nga bagazhet dhe sendet e aktorit, që thuhet se vlenin mijëra paund. Automjeti, i cili ishte përdorur për të lëvizur rreth yllit, ishte parkuar në Church Street jashtë Grand Hotel, ku Cruise ka qëndruar, sipas The Sun.

Ai ka qenë në Angli muajt e fundit, teksa xhiron pjesën e fundit të filmit Mission: Impossible 7.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu