Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës, ambulanca me të sëmurin ngec në rrugë

0

Që në orët e para të mëngjesit, hyrja e Tiranës vijon të ketë një trafik tejet të rënduar.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në një trafik që nis para mbikalimit, te ish-Shqiponja dhe në vijim. I ngarkuar është dhe qarkullimi në rrugët dytësore.

Të bllokuara kanë qenë të gjitha korsitë e kahut në hyrje duke krijuar probleme dhe për një autoambulancë që transportonte një të sëmurë, ndonëse e shoqëruar me makinë policie.

Për të hyrë në Tiranë duhet të nisesh që në 6 nga Durrësi që të kapësh orën 9.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu