Ekskluzive/ Tragjedia në spitalin e Tetovës, mes viktimave humbin jetën nënë e bijë

0

Detaje tragjike mësohen nga pasojat e zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 qytetarë dhe u plagosën 12 të tjerë.

Burime ekskluzive për Infoweb nga spitali i Tetovës bëjnë me dije se dy prej viktimave janë nën e bijë. Nëna ka qenë paciente e shtruar me Covid, ndërsa e bija ka qenë infermiere e spitalit të Tetovës dhe po i shërbente nënës jashtë orarit të punës.

Infoweb nuk bën të ditur emrat e të ndjerëve në respekt të familjarëve deri në momentin e shpalljes zyrtare të tyre.

Ndërkohë për këtë tragjedi ka pasur solidaritet si brënda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu