Nesër në dy orare nis seanca e parë parlamentare, gazetarët nuk lejohen në sallë

0

Ditën e nesërme (data 10 shtator) nis seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve.

Seanca do të drejtohet nga Luljeta Bozo si deputetja më e vjetër e Kuvendit. Ditë më parë kryeministri Rama propozoi Lindita Nikollën për postin e kryetares së re të Parlamentit.

Ndërkohë për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë.

Sinjali i transmetimi do të merret nga RTSH, gjithashtu transmetimi live do të jetë në Web dhe në faqën zyrtare të “facebookun” të Kuvendit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu