Tragjike! Babai vret të birin pas një sherri për pronat. Foto

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Mësohet se babai N.Ismajli ka vrarë me armë zjarri djalin e tij, E.Ismajli. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre për pronat.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa pritet edhe zbardhja e detajeve të reja rreth ngjarjes.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin policor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu