Tragjike në Elbasan! Burri shkon të hedhë plehrat, por rrëshqet, gjen vdekjen në spital

0

Ngjarje tragjike në Elbasan. Një burrë shkon të hedhë mbeturinat te koshi në rrugë, por rrëshket dhe vdes pas pak minutash në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:06. Në urgjencën e spitalit Elbasan është paraqitur shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, në këtë qytet pasi duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por sipas mjekëve kishte ndërruar jetë.

NJOFTIMI

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu