Një aksident rrugor u regjistrua gjatë natës në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Pishkash.
Një trajler me targa maqedonase Sk 0311AZ doli nga rruga dhe përfundoi poshtë.
Sipas gazetares së “Infoweb Media”, Entela Duka, shoferi i trajlerit ka shpëtuar për mrekulli, pa pësuar lëndime të rënda.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti./INFOWEB