Tre hapa kaq të thjeshtë që dita t’ju shkojë vaj

0

Më siguri për shumicën nga ju zgjimi në mëngjes kthehet në një mision të pamundur, sidomos kur përpara të pret një ditë e gjatë e mbushur me detyra dhe aktivitete. Për të pasur ditën perfekte në vazhdimësi duhet të kini parasysh disa këshilla të thjeshta sipas “Healthyline”:

  • Ngrihu nga krevati dhe vëre trupin në lëvizje.

Është shumë e rëndësishme ta nisësh ditën me aktivitet fizik dhe për këtë nuk të duhet palestra. Disa ushtrime të thjeshta në shtëpi dhe na besoni e gjithë dita do jetë plot energji.

  • Pije kafen në shtëpi

Kursen para dhe të shijon më tepër se ta pish jashtë. Kaq mjafton apo jo?

  • Ha mëngjes

Doktorët dhe dietologët e vendosin theksin te konsumimi i mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës. Nga ajo çfarë hani në mëngjes varet gjithë vazhdimësia e mirë e ditës. Kujdesuni të hani me qetësi dhe të merrni proteina dhe karbohidrate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu