Tre herë i dënuar në Itali/ 37 vjeçarit i sekuestrohen 6 milionë euro pasuri (Emri)

0

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka sekuestruar një pasuri që kap vlerën 6 milionë euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar për trafik droge.

Bëhet fjalë për shtetasin Alban Xhepa, i cili rezulton i dënuar 3 herë në Itali në fushën e narkotikëve, falsifikimit dhe për krime kundër personit.

Mes pasurive të sekuestruara në pronësi të tij janë automjete luksoze “Benz Mercedez”, “Benz-M S350 Bluetec” si dhe dy biznese bar-restorante.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuri të patundshme në emër të familjarëve të tij, të tilla si truaje, dyqane, ambiente biznesi, rezorte në Jug të vendit si dhe apartamente dhe bar-restorante.

Organi i akuzës bën me dije se janë sekuestruar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare në emër të Alban Xhepës dhe dy shtetasve me inicialet L.XH dhe N.XH.

NJOFTIMI

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 6 milion euro, në ngarkim të një shtetasi me precedent penal në fushën e narkotikëve, i dënuar më parë në Itali.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në vitin 2016, mbi bazën e informacioneve të siguruara më parë në rrugë operative dhe provave të siguruara, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit:

A. Xh., 37 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për pasuritë në pronësi të shtetasit A. Xh. dhe për disa pasuri që ky shtetas i ka kaluar në emër të familjarëve të tij, konkretisht:

10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese call center, me një vlerë të përafërt rreth 6 milion euro, pasuri e dyshuar se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet e kryera rezultoi se transfertat e parave të kryera nëpërmjet call center-ave janë kryer nga kompani të dyshimta dhe paratë dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu