Rrëzohet nga shkallët, humb jetën një person në Librazhd

0

Një person ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Një qytetar i pa identifikuar është rrëzuar nga shkallët e një objekti privat në qendër të qytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca. I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin qytetit, më pas është nisur drejt Elbasanit. Fatkeqësisht qytetari ka humbur jetën rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Ndërkohë, dëshmitarë kanë treguar se personi ka qenë duke zbritur shkallët dhe është rrëzuar menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu