Shqipëria mbyllet javën tjetër? Vjen lajmi i papritur nga kryeministri

0

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme tha se Komisioni Teknik do të mblidhet nesër dhe se do të ketë shtrëngim të masave anticovid. Edhe zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

“Masat nuk do e shmangin dot infektimin, shërbejnë vetëm për të ulur ritmin dhe për të garantuar që sistemi u përgjigjet njerëzve për të . Infeksionet do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Ajo çfarë shikoni është dinamikë e shteteve, se u mbyll Gjermania pati një rritje të madhe dhe u bë një diskutim i madh. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja. E them këtë sepse është një kompleks i madh çështjesh që duhet mbajtur parasysh. Është jeta e njerëzve, psikologjia, ekonomia. Komiteti do mblidhet nesër. Do ketë një shtrëngim të masave por thelbi është që duhet të zbatojnë masat. Nëse njësitë tregtare i respektojnë, lokalet nuk vazhdojnë ahengun gjërat janë në rregull. Nëse këto nuk bëhen ne shtojmë masa të tjera”, tha Rama.

PYETJA: Mund të shkohet tek ndryshimi i orës policore?

EUGENA TOMINI: Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigja shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu