Tre orë nga nisja e votimit, Ilirjan Celibashi tregon si paraqitet situata në Shqipëri

0

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar tre orë pas nisjes së votimit se situata është e qetë dhe me pak problematika teknike.

Përmes një postimi në Twitter, ai i bën thirrje kandidatëve për deputetë e në veçanti udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit që të demonstrojnë qetësi dhe maturi në komunikimet publike.

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”, ka shkruar Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu