Tre të plagosur në Tiranë brenda 24 orësh, kush është shefi i komanduar i Komisariatit n.2 i cili lë ‘në mjegull’ informacionin për ngjarjet kriminale

0

Tre është numri i të plagosurve në Tiranë brenda 24 orëve, ndërkohë ajo që dimë nga njoftimi zyrtar i policisë është “janë plagosur në rrethana të paqarta”.

Në këtë mënyrë, shefi i komanduar i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ledio Lushku ka mjegulluar informacionin për këto ngjarje kriminale që trondisin kryeqytetin madhje dhe në mes të ditës.

 

Mbrëmjen e djeshme, 22 vjeçari  Redi Balla u plagos me plumba në këmbë në Komunën e Parisit. Ngjarja ndodhi kur po mbyllej ndeshja Shqipëri-Poloni, një orar kur kishte shumë lëvizje në rrugë. Ai thotë se nuk i ka parë autorët, ndërsa policia thotë se ngjarja ndodhi në rrethana të paqarta.

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi sot banorët e Tiranës, pasi dy persona u plagosën me armë zjarri pranë ish-Parkut të Autobuzave. Përsëri autorët u larguan nga vendngjarja, dhe informacioni i lëshuar nga komisariati i drejtuar nga Ledio Lushki ishte që ngjarja ndodhi në rrethana të paqarta.

Edhe njehere tjeter, shumica e informacionit, pervec atij te mjegulluar qe leshon policia, arrin te zbardhet nga media, e cila si gjithmone arrin te siguroje detajet e ngjarjeve kriminale qe ndodhin ne vend, ndersa institucioni qe duhet ta beje kete e le te paqarte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu