Tre vjet pas vrasjes, babai publikon videon e momentit tragjik

0

3 vjet pas vrasjes së të riut nga Deçani Agonis Tetaj, rasti i tij nga “vrasje e rëndë” tani po cilësohet si “vrasje nga pakujdesia”.

Babai i viktimës, Isuf Tetaj në një letër publike ka akuzuar prokurorin e rastit, Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vrasjes së djalit të tij.

Sipas Isuf Tetajt, Agonisi u vra në vendin e punës nga djali i pronarit të biznesit ku ishte i punësuar.

Edhe pse është shumë e vështirrë, Isuf Tetaj ka publikuar edhe videon nga ku shihet momenti i vrasjes së djalit të tij.

Tetaj ka kërkuar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi drejtësi, duke theksuar se ende ka shpresë së kjo do të ndodhë, dhe drejtësia do të vihet në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu