Tregtonte paketa me cigare të kontrabanduara, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana

0

Është arrestuar ditën e sotme një 55-vjeç banues në Tiranë me iniciale A.D pasi tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “False”.

Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “False”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu