Trenat përplasen rëndë, tre të vdekur, plagosen dhjetëra persona

0

Një aksident i rëndë është shënuar pranë kufirit Çeki-Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Një tren që vinte nga Mynihy drejt Pragës nuk respektoi sinjalin për të ndaluar dhe si pasojë goditi një tren udhëtarësh.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ky veprim fatal ishte për shkak të një gabimi nga ana e shoferit apo nga një defekt teknik. Mediat lokale raportojnë se të dy shoferët humbën jetë, si dhe një grua pasagjere.

Përplasja u shënua pranë fshatit Milavce në jug-perëndim të kryeqytetit çek. Dhjetëra punonjës të urgjencës janë në vendngjarje, të ndihmuar nga helikopterët. Shërbimet e shpëtimit kanë transportuar të plagosurit më rëndë në spital.

Ndërkaq, Inspektorati hekurudhor i Republikës Çeke ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu