COVID19/ Asnjë viktimë, 99 raste të reja në 24 orët e fundit

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3,599 teste, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 99 raste me koronavirus.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 23 pacientë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 130, 314 persona.

Sakaq muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimit anti-Covid për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Njoftimi i plotë-Asnjë humbje jete, 3,599 testime, 99 raste të reja, dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         99

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,599

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara         130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu