Trendi i ri/Punojnë dhe studiojnë në Tiranë, por banojnë në Elbasan

0

Një trend i ri po fillon të aplikohet në qytetin e Elbasanit me blerjen apo marrjen me qira të banesave për të jetuar. Për shkak të afërsisë gjeografike me Tiranën po vihet re nje rritje e konsiderueshme e kërkesave për të marrë një apartament banimin në Elbasan nga student dhe familje që punojnë apo kanë aktivitet biznesi në kryeqytet. Agjentët imobilarë në Elbasan shprehen se për shkak se çmimet për m2 të banesave në Elbasan janë më të ulta se në kryeqytet shumë qytetarë zgjedhin të marrin një banesë në Elbasan dhe të studiojnë apo punojnë në Tiranë.

Çmimet në Elbasan duket se kanë mbetur të njëjta më ato të 3 viteve më parë dhe kjo lidhet me mungesën e ndërtimeve të reja .

Agjentët imobiliare paralajmerojne se nga Janari i 2026 mund të ketë një rritje të ndjeshme të çmimeve për m2 në përgjithësi.

Infoweb Media