Tronditëse/Ish-sportisti profesionist vret pesë njerëz dhe veten

0

Një ish-profesionist i futbollit amerikan ka qëlluar për vdekje një doktor, gruan e tij, dy nipërit e tyre dhe një person tjetër, para se të kthente armën nga vetja në një masakë të tmerrshme në shtëpinë në Karolinën e Veriut.

Phillip Adams, i cili ka luajtur me skuadrat Seahawks, 49 vjeçar, Raiders e Jets, hapi zjarr për masakrën e tij mbrëmë vonë, duke lënë të vdekur  70 vjecarin Dr. Robert Lesslie, gruan e tij Barbara Lesslie, 69 vjeçe, dhe dy nipërit e tyre, 9-vjeçarin Adah Lesslie e 5-vjeçarin Noah Lesslie, njoftonte zyra e sherifit të York

Viktima e pestë është 38 vjeçari James Lewis, i cili po punonte në shtëpi në kohën e masakrës.

Një person i gjashtë i paidentifikuar ishte shtruar në spital me një plagë të rëndë arme zjarri.

Autori Phillip Adams më vonë vdiq nga vetëvrasja.

Autoritetet thanë se nuk është ende e qartë se cila është lidhja e Adams me familjen Lesslie.

“Ne jemi të gjithë të shokuar për këtë që ka ndodhur në York. Kjo është një vrasje masive,” tha zëdhënësi Trent Farris.

Hetimet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu