Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.
Mesfushori i Inter-it po i bëhet masazh kardiak në fushë, ndërsa futbollistët e tjerë shfaqen të përlotur, pasi gjendja e tij duket e rëndë. Ndeshja mësohet se është pezulluar.
Ndeshja e Euro 2020, Danimarkë- Finalnd, u pezullua pasditen e sotme pasi një incidenti të rëndë, ku numri 10 i Danimarkës Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në fushën e blertë.
Përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me rastin në fjalë, ka reaguar dhe UEFA e cila bën me dije se futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore në spital.
Njoftimi i plotë i UEFA-s: Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim krize ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45 CET. Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar.
