Trump nuk ndalon së kundërshtuari:”Fitova 71 milion vota”.

0

Presidenti Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së fitores zgjedhjeve nga Joe Biden. Trump shprehet se ai është fituesi i zgjedhjeve ndërsa shton se ka marrë 71 milion vota të ligjshme.

Po ashtu, presidenti amerikan denoncon se në procesin e numërimit kanë ndodhur gjëra që ai i cilëson si të këqija, ndërsa shton se vëzhguesit e republikanëve nuk u lejuan në vendnumërime.

Postimi

“Vëzhguesit nuk u lejuan që të futeshin në dhomat e numërimit. Unë i fitova zgjedhjet, mora 71 milion vota të ligjshme. Parregullsi ndodhëm dhe vëzhguesit tanë nuk u lejuan që t’i shihnin.  Kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Me miliona vota me postë ju dërguan personave që nuk i kërkuan kurrë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu