Trupi i pajetë iu gjend në Ulqin, policia malazeze e konfirmon se i përket Rudolf Elezoviç

0

Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në Shëngjergj të Ulqinit i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij që më 27 maj. Institucioni i Policisë Malazeze shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.

“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë”, njoftojnë autoritetet malazeze, shkruan “Vijesti“.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozita menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here