Turistët anglez vizitojnë Elbasanin,premtojnë se do të rikthehen sërish

0
Screenshot

Një grup turistësh anglez kanë vizituar këtë fundjavë qytetin e Elbasanit, të cilët janë tërhequr nga pasuritë kulturore dhe historike të qytetit.Ata kanë mbetur të mrekulluar nga Kalaja e Elbasanit, e cila ofron një panoramë të jashtëzakonshme të lidhjes mes periudhës romake dhe asaj osmane. Vizitorët kanë pasur mundësinë të sodisin banesat tradicionale të Elbasanit, që janë të njohura për arkitekturën e veçantë, si dhe të njihen me jetesën dhe zakonet e qytetit përmes vizitave në muze apo objektet e trashëgimisë kulturore sikundër është Bazilika Paleokristiane në qendër të qytetit. Turistët janë shprehur të kënaqur me cka gjetën në Elbasan,duke shfaqur dëshirën e e tyre për tu rikthyer sërish dhe për të mësuar dicka më shumë rreth trashëgimisë kulturore e historike.

Jam nga Mbretëria e Bashkuar.Jetoj në Veri të Londrës.Është hera e parë që vij këtu.Ajo që shoh përreth më lë të kuptoj se është një vend i vecantë.Gjithcka rrezaton mirësi.Është bukur të shohësh brenda mureve të kalasë në këtë ditë të bukur”.
Eshtë hera e parë që vij në Shqipëri. Vërej paqe dhe mirësi kudo,në rrugë,kafene.Është një udhëtim i shkurtër dhe i bukur në një vend po kaq të bukur si Shqipëria”.

Ndër të tjera , Elbasani është një pikë e rëndësishme e udhëtimeve kulturore dhe gastronomike, ku vizitorët mund të shijojnë kuzhinën tradicionale dhe të njohin më shumë për historinë dhe traditat e popullit elbasanas.

Elbasani, si një qytet i pasur me trashëgimi historike, kulturore dhe natyrore, ofron gjithashtu mundësi të shkëlqyera për turizmin malor, si dhe aktivitete për adhuruesit e sporteve ekstreme dhe ecjes në natyrë,por ky lloj turizmi më shumë dominohet nga vendasit./Infoweb Media