Turizmi në Ulëz, frekuentohet parku kombëtar

0

Nga Ahmet Zani

Vizitorë të shumtë individualisht apo dhe të organizuar kanë vizituar Parkun e Ulzës. Liqenit I rrethuar nga malet është një nga pikat më të frekuentuara. Me kontributin vetjak banorët kanë ndërtuar këtë urë pasarelë.

Adelajdi dhe familja e tij për disa vite e braktisën fshatin por tani janë rikthyer e kanë hapur një restorant.

“Jemi kthyer për të riparuar shtëpitë. Shërbejmë gjëra tradicionale. Pushues vijnë nga e gjithë bota nga Italia, Gjermania kërkojnë dhe xhiro me varkë. Ka shpella të vjetra para lindjes së Krishtit dhe kisha”, ka thënë Adelajd Gjeci.

Ndërsa ky vizitor ka mbërritur nga fshati Gallatë i Kurbinit për të kaluar një ditë ndryshe.

“Si një pensionist erdha të kalojë disa orë me nipërit dhe mbesat. Sa i përket luginës së Matit është zonë me shumë resurse turistike”, thotë vizitori.

Parkun natyror e kanë vizituar dhe nxënës shkollash të cilët veç argëtimit shijuar dhe bukuritë e natyrës.

“Vij prej Thirës së Fanit ishim në Ulëz u kënaqëm shumë liqeni kishte ngjyrë shumë të bukur”, thotë një fëmijë..

“Vij nga Laçi. Ishte bukur kishte dhe burime”.

Sipërfaqja e këtij Parku është rreth 4.206 hektarë ku përfshihen liqenet e kaltër dhe pyjet. Nuk mungojnë as burimet natyrore me ujë të pijshëm, ku turistët ndalojnë dhe konsumojnë ujin e pastër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu