Turqi, arrestohen 8 terroristë të dyshuar të DEASH-it

0

Gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste (DEASH) në Stamboll, forcat turke të sigurisë kanë arrestuar tetë shtetas të huaj.

Të arrestuarit dyshohet se kishin qëndruar në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri për një kohë të gjatë.

Gjatë operacionit, u bastisën 12 adresa të ndryshme. Disa dokumente organizative dhe materiale dixhitale u sekuestruan gjatë kontrolleve.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-n organizatë terroriste.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigjje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Marrë nga Anadolu Agency, përshtatur nga InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu