Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin për shkak të luftës në Gaza

0

IZRAEL- Turqia ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin që nga e enjtja, sipas dy zyrtarëve turq të njohur me këtë çështje, duke shtuar tensionet tashmë të larta midis aleatëve dikur të ngushtë për luftën në Gaza. Gjithashtu Ankaraja nuk e ka njoftuar zyrtarisht pezullimin dhe nuk ishte e qartë se në çfarë kushtesh do të rifillonte tregtia. Tregtia midis vendeve ishte 6.8 miliardë dollarë në vitin 2023, nga të cilat 76% ishin eksporte turke, sipas institutit statistikor turk.

“Kjo është sjellja e një diktatori që shkel interesat e popullit turk dhe komunitetit të biznesit, duke injoruar marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”, tha Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha në një postim në “X”.

Ai tha gjithashtu se qeveria izraelite do të punojë për të krijuar alternativa të menjëhershme për tregtinë me Turqinë duke rritur prodhimin vendas dhe duke gjetur furnizues të tjerë. Eksporti më i madh i Turqisë në Izrael në vitin 2023 ishte hekuri dhe çeliku. Sipas institutit statistikor turk, importi më i madh ishte produktet e naftës së rafinuar.

Masa erdhi një ditë pasi Turqia njoftoi planet për t’iu bashkuar çështjes së Afrikës së Jugut në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara si një paditëse që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në territorin palestinez.

Izraeli dhe Turqia rivendosën lidhjet diplomatike gushtin e kaluar pas një dekade tensionesh dhe po eksploronin mënyra për të rritur bashkëpunimin derisa Hamasi nisi sulmin e tij më 7 tetor ndaj shtetit hebre, duke ndezur luftën. Konflikti ka shkaktuar një reagim popullor në të gjithë botën arabe dhe madje edhe në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu